Ndërlidhjet

logo-print

Tomisllav Merçep akuzohet për krime lufte


Kroacia ka ngritur aktakuzë kundër ish-zyrtarit të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Tomisllav Merçep, për kryerje të krimeve të luftës kundër civilëve serbë në vitin 1991.

Bëhet fjalë për vrasjen e 43 civilëve nga ana e njësitit që komandonte ai, si dhe zhdukjen e tre personave nga zonat e Zagrebit, Kutinit dhe Pakracit.

Trajtimi i paanshëm i krimeve të luftës është kusht i rëndësishëm për Kroacinë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG