Ndërlidhjet

SHBA, jep dorëheqje shefi i anti-terrorizmit


Kreu i Qendrës Kombëtare të SHBA-së për Anti-terrorizëm, Majkëll Leiter, ka dhënë dorëheqje pas vjetësh në këtë post.

Deri më tash, administrata Obama nuk ka dhënë asnjë arsye për largimin e tij.

Leiter ka dhënë dorëheqje në kohën kur njëri nga synimet më të mëdha amerikane në luftën kundër terrorizmit është përmbushur me vrasjen e Osama bin Ladenit.

Kryeterroristi i Al-Kaidës është vrarë nga komandot e Shteteve të Bashkuara në Abotabad të Pakistanit më 2 maj.
XS
SM
MD
LG