Ndërlidhjet

logo-print

Karzai viziton Pakistanin


Presidenti afgan Hamid Karzai viziton sot Pakistanin.

Ai pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e Pakistanit, Asif Ali Zardari dhe kryeministrin Jusuf Raza Gjilani.

Gjatë vizitës dy-ditëshe, pritet që të mblidhet edhe një komisionin i përbashkët i paqes, i përbërë nga zyrtarë të të dy vendeve.

Zëdhënësi i Karzait, Siamak Heraui tha se presidenti afgan do të diskutojë “zhvillimet e procesit të paqes në Afganistan, bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe zgjerimin e lidhjeve tregtare dhe biznesore”.

Vizita vjen gjashtë javë pasi që forcat speciale amerikane vranë Osmana bin Ladenin në Abotabad të Pakistanit.

Vizita e fundit e Karzait në Islambad ishte në shtator të 2010-ës.
XS
SM
MD
LG