Ndërlidhjet

Hidhen poshtë supozimet se Klinton do jetë shefe e Bankës Botërore


Zyrtarë të lartë të administratës amerikane kanë hedhur poshtë supozimet se sekretarja e shtetit Hillari Klinton ka zhvilluar bisedime për të udhëhequr Bankën Botërore.

Këshilltari i afërt i Klintonit, Filip Reines tha se kjo nuk është e vërtetë.

Ai tha se “sekretarja Klinton nuk ka biseduar me presidentin, me Shtëpinë e Bardhë, dhe me askënd se është duke kaluar në Bankën Botërore”.

Zyrtarët amerikanë i referoheshin një raporti të agjencisë Reuters, në të cilin thuhej se Klinton ishte në bisedime me Shtëpinë e Bardhë për ta lënë postin në vitin e ardhshëm në mënyrë që të udhëheqë Bankën Botërore, duke zëvendësuar kështu Robert Zollikun, i cili përfundon mandatin në mesin e vitit 2012.

Klintoni disa herë ka thënë dhe publikisht se do të japë dorëheqje si sekretare e shtetit në fund të mandatit të kësaj administrate.
XS
SM
MD
LG