Ndërlidhjet

Paneta: Al Kaida në Irak ka një mijë luftëtarë


I nominuari për sekretar të mbrojtjes, Leon Paneta i tha Senatit Amerikan se ai e mbështet thirrjen e presidentit Barak Obama për tërheqjen e një numri domethënës të trupave amerikane nga Afganistani.

Ky koment, duket të jetë në kundërshtim me thirrjen e sekretarit në largim të mbrojtjes, Robert Gejts, i cili ka bërë thirrje për tërheqje modeste.

Paneta po ashtu ka thënë se CIA-beson, që në Irak gjendet numër i konsiderueshëm i luftëtarëve të Al Kaidës.

“Në Irak janë një mijë pjesëtarë të Al Kaidës. Kemi parë sulmet e një dite më parë. Situata vazhdon të jetë e brishtë dhe unë besoj se duhet të ndërmarrim çdo hap për të siguruar se do ta mbrojmë përparimin e bërë atje”, ish drejtuesi i CIA-s, Leon Paneta, para një komisioni të senatit amerikan.
XS
SM
MD
LG