Ndërlidhjet

Raundi i ardhshëm në fund të qershorit


Kryenegociatorët në bisedime
Kryenegociatorët në bisedime
I dërguari i BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Kuper, ka vendosur që raundi i ardhshëm i bisedimeve të mbahet në fund te qershorit. Ky raund ishte i paraparë të mbahet në mesin e këtij muaji. Shtyrja, është thënë se është bërë me qëllim që palëve t’u jepet kohë për marrëveshje të mundshme.

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Kocijançiq, ka thënë se Kuper ka vlerësuar që palëve u duhet dhënë më shumë kohë për t’u përgatitur para nënshkrimit të marrëveshjeve të para.

Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, tha se bisedimet janë shtyrë, pasi që Beogradi i frikësohet nënshkrimit të marrëveshjeve për temat që janë diskutuar, siç janë lëvizja e lirë, tregtia, energjia dhe telekomunikacioni.

Më lejoni t’ju informojë, se kjo ngjarje nuk do të ndodhë, do të shtyhet me kërkesën e palës serbe”, tha Tahiri.

Tahiri tha se pala serbe ka lëvizur nga qëndrimet që i ka mbajtur në raundin paraprak.

Ka pasur lëvizje në qëndrime edhe më parë. Pavarësisht se për disa çështje kanë ndërruar disa projekt-marrëveshje, në momentin e fundit, pala serbe ka ndërruar mendjen dhe është tërhequr nga qëndrimet, që për mua tregon një joseriozitet nga ana e tyre”, tha Tahiri.

Shefi i ekipit serb të negociatave, Borisllav Stefanoviq, tha se shtyrja është bërë në marrëveshje me të dyja palët.

"Mendoj se nuk është në rrgull që të jepen kualifikime të tilla, veçanërisht nga ana e Prishtinës, sepse e dinë më së miri se kush ka qenë më shpesh kundër nënshkrimit të marrëveshjeve. Kjo nuk na sjellë më afër marrëvshjeve dhe unë mohoj se ne i frikësohemi çfarëdo marrëveshjeje. Jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje me Prishtinën, dhe jemi shumë afër", tha Stefanoviq.

Zyrtarët e BE-së në Bruksel, kanë thënë se Kuper ka vendosur që të ndërrojë datën e raundit të ri dhe se nuk mund të komentojnë mbi deklaratën e shefes së ekipit kosovar te negociatave Edita Tahiri, se pala serbe ka kërkuar shtyrjen.

Bisedimet Kosovë-Serbi kanë nisur në muajin mars dhe po mbahen nën ndërmjetëismin e BE-së. (a.i.)
XS
SM
MD
LG