Ndërlidhjet

KE pritet të japë dritën jeshile për Kroacinë


Mediat njoftojnë se Komisioni Evropian do të paraqesë përfundimin e negociatave me Kroacinë, në mënyrë që shteti kroat të mund të hyjë në Bashkimin Evropian në vitin 2013.

“Komisioni Evropian do ta japë dritën jeshile për hyrjen e Kroacisë”, ka thënë komisionerja evropiane për drejtësi, Vivian Reding.

Reding ka thënë se Komisioni do ta rekomandojë mbylljen e negociatave dhe përgatitjen për pritjen e Kroacisë si anëtare e 28-të e BE-së.

Ajo ka thënë se është hequr edhe pengesa e fundit për të shtuar se para një viti nuk ka besuar se kjo do të realizohej.
XS
SM
MD
LG