Ndërlidhjet

Gejts: NATO përballet me të ardhme të "zbehtë, nëse jo të mjerë"


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts tërhoqi vërejtjen se aleanca ushtarake e Amerikës me Evropën përballet me një të ardhme “të zbehtë, nëse jo të mjerë”.

Gejts, i cili po qëndron në Bruksel, ka vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e NATO-s për shkak të mungesës së së fondeve ushtarake dhe mungesës së vullnetit politik të aleatëve amerikanë.

Gejts tha se meqenëse gjysma e 28 anëtarëve të aleancës, nuk po merrr pjesë në fushatën ndaj Libisë, kjo po reflektohet me mungesë shqetësuese të mjeteve ushtarake.

Ai tha se shkurtimet, mund të rezikojnë fushatën e aleancës në Libi.
XS
SM
MD
LG