Ndërlidhjet

Bishtajat sërish identifikohen si burim të shpërthimit E.Coli


Autoritetet shëndetësore gjermane ka identifikuar bishtajat e rritura në vend, si burim të shpërthimit bakterial që la të vdekur të paktën 30 persona.

Kreu i Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve, Reinhard Burger, tha se ka prova të fuqishme se bishtajat e fasuleve ose bizeleve kanë shkaktuar infektimin me E.Coli.

Infeksioni që ka prekur më shumë se 3 mijë nejrëz, është fokusuar në Gjermani.

Rastet e para janë regjistruar më 2 maj, por shifra e të infektuarve ka nisur të bie.

Paralajmërimi i mëhershëm i Gjermanisë për të mos ngrënë tranguj, domate dhe sallatë të gjelbër, çoi në humbje enorme ekonomike për prodhuesit evropianë të perimeve.

Rusia- tregu më i madh evropian i perimeve- ndaloi plotësisht importin nga Evropa.
XS
SM
MD
LG