Ndërlidhjet

Vritet koloneli rus që e kishte mbytur një vajzë çeçene


Një ish kolonel ushtarak rus, i dënuar për vrasjen e një vajze 18 vjeçare çeçene, në vitin 2000, është vrarë sot në Moskë.

Juri Budanov, ishte arrestuar në vitin 2000 dhe tre vjet më pas është dënuar për mbytjen e 18 vjeçares, Elza Kungajeva.

Ai është vetëm një nga pak oficerët rusë që janë hetuar rreth asaj që grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se kanë kryer krime të mëdha në Çeçeni.

Budanov ishte dënuar me 10 vjet burg, mirëpo ishte lënë i lirë me kusht në janar të vitit 2009.

Lirimi i tij i parakohshëm kishte nxitur protesta të shumta në Çeçeni dhe nga grupet për të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG