Ndërlidhjet

Policia arreston aktivistë të Vetvendosjes në Prizren


Policia ka arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, në Prizren, derisa ata po vendosnin flamuj kombëtarë shqiptar duke i hequr ata të shtetit të Kosovës.

Zyrtari për informim në Policinë rajonale, Vesel Gashi tha se personat e dyshuar kanë hequr flamujt të Kosovës dhe se rasti i është dërguar gjykatës komunale për kundërvajtje në Prizren.

Ndërkaq, Vetëvendosje përmes një komunikate thotë se aktivistët e kësaj lëvizje po i zëvendësonin, sipas tyre, simbolet antikombëtare, me ato kombëtare, në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! këtë arrestim e cilëson politik dhe në funksion të tjetërsimit të identitetit, historisë dhe politikës kombëtare, nga institucionet, të cilat moti ja kanë shitur shpirtin djallit. Këto institucione para një viti, po në këtë përvjetor e tjetërsuan logon e Komunës së Prizrenit”, thuhet në një komunikatë për media përmes së cilës kërkohet lirimi i menjëhershëm dhe i pakusht i këtyre gjashtë aktivistëve.
XS
SM
MD
LG