Ndërlidhjet

Rusia heq ndalesën e importit kur BE jep siguri për perimet


Rusia është pajtuar që të heq ndalesën e importimit të perimeve nga vendet e BE-së, në momentin kur merr garancione prej BE-së që perimet janë të sigurta.

Liderët rusë dhe ata të BE-së kanë njoftuar se vendimi është marrë pas bisedimeve të mbajtura sot në Nizhni Novgorod.

Rusia e kishte vendosur një ndalesë javën e kaluar pas përhpajes së bakteries vdekjeprurëse, esherija coli që deri më tash ka vrarë 30 persona në tërë Evropën, kryesisht në Gjermani.

BE e kishte quajtur këtë vendim si disproporcional.

Ende nuk është e qartë se kur sakt perimet evropiane do të mund të importohen në Rusi.
XS
SM
MD
LG