Ndërlidhjet

41 viktima nga vërshimet në Kinë


Së paku 41 persona kanë humbur jetën gjatë vërshimeve në pjesën qëndrore të Kinës, kanë njoftuar sot mediat shtetërore të këtij vendi.

Viktimat e fundit e kanë ngritur numrin e atyre që e kanë humbur jetën nga vërshimet në 95, gjatë këtij viti.

Shiu i furishëm natën e mbrëmshme ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut duke shkatërruar shtëpitë dhe përforcimet në brigjet e lumit në provincën Hubei.

Për më pak se katër orë, në këto zona të Kinës kanë rënë 300 milimetra shi, ndërsa në disa pjesë uji ka arritur nivelin e dy metrave. Telefonat nuk funksionojnë ndërsa është ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike.
XS
SM
MD
LG