Ndërlidhjet

Norvegjia tërhiqet nga operacionet kundër Gadafit


Qeveria norvegjeze sot ka njoftuar se do të zvogëlojë numrin e aeroplanëve që po marrin pjesë në bombardimet e NATO-s mbi Libinë nga gjashtë në katër aeroplanë. Ndërkaq, më 1 gusht, ky shtet do të tërhiqet në tërësi nga operacionet e NATO-s kundër regjimit të Muamer Gadafit.

Ministrja e Mbrojtjes, Grete Faremo, ka thënë se ajo pret mirëkuptim nga aleatët e NATO-s sepse Norvegjia e ka një forcë të vogël ajrore dhe se nuk ka mundësi që të mirëmbajë një kontribut më të madh për një kohë të gjatë.

Ky njoftim është bërë pak kohë pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, ka paralajmëruar se aleanca ushtarake e Amerikës me Evropën përballet me një të ardhme "të zbehtë, nëse jo të mjerë"
XS
SM
MD
LG