Ndërlidhjet

logo-print

Bellorusia, marrëveshje me Rusinë për energjinë elektrike


Bellorusia sot ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Rusinë për të paguar 54 milion dollarë, faturë kjo e borgjit elektrik ndërsa pret që furnizimi të kthehet në funksion në tërësi.

Ministrja e Energjisë së Bellorusisë, Ludmilla Zenkoviq, ka thënë se të paguarit e faturës janë pjesë e marrëveshjes për borgjin, që do të paguhet në tërësi deri më pesë korrik.

Në një deklaratë që është transmetuar në televizion, ajo ka thënë se energjia elektrike e Rusisë do të rikthehet në funksion në tërësi deri më 13 qershor.

Lajmi është bërë i ditur sot, një ditë pasi Minsku zyrtar ka lajmëruar se Rusia ka përgjysmuar furnizimin e energjisë elektrike për shkak se Bellorusia nuk i ka paguar faturat nga furnizimet e mëparshme.
XS
SM
MD
LG