Ndërlidhjet

Lirohen aktivistët e Vetvendosjes


Aktivistët e lëvizjës Vetvendosje që ishin arrestuar sot herët në mëngjes, janë liruar me vendim të Gjykatës për Kundërvajtje, ndërsa rasti i tyre është vendosur të trajtohet me procedurë të rregullt, konfirmoj për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i lëvizjes Vetvendosje, Erzen Vraniqi.

Ky subjekt politik ka njoftuar sot përmes një komunikate se rreth 4 e 20 minuta të mëngjesit, gjatë dekorimit të qytetit të Prizrenit për nder të përvjetorit të Lidhjës së Prizrenit, janë arrestuar gjashtë aktivistë të saj.

Kjo lëvizje, arrestimin e aktivistëve të saj e ka qujatur politik.
XS
SM
MD
LG