Ndërlidhjet

Paneta, vizitë të befasishme në Pakistan


Drejtori i CIA-s, Leon Paneta, ka zhvilluar takime në Islamabad më shefin e agjencisë së spiunimit dhe udhëheqësin e ushtrisë.

Vizita, që nuk ishte lajmëruar, është e para e Panetës në Pakistan që prej operacionit të forcave speciale amerikane ku u vra lideri i Al Kaidës, Osama bin Laden, brenda territorit pakistanez.

Ky operacion kishte shkaktuar një konflikt në mes të dy vendeve pasi Pakistani e kishte akuzuar Uashingtonin se i ka shkelur sovranitetin e saj.

Ndërkaq në Uashington kishin shprehur dyshimin se disa zyrtarë të sigurisë në Pakistan i kanë ofruar mbrojtje bin Ladenit.

Paneta, që pritet të emërohet sekretari i ardhshëm i sigurisë së SHBA-ve, i ka bërë thirrje Pakistanit që të bëjë më shumë për të luftuar militantët në kufinjët e saj.
XS
SM
MD
LG