Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë e dënon dhunën qeveritare siriane


Shtëpia e Bardhë e ka dënuar fuqishëm atë që e ka quajtur "përdorim të egër të dhunës" nga qeveria siriane ndërsa ka ngritur zërin në përkrahje të një rezolute të propozuar nga evropianët për në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që e dënon shtypjen e protestave në Siri.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë, bëhet publike pas raporteve se forcat siriane kanë gjuajtur për herë të parë kundër protesutesve prej helikopterëve, në qytetet veriore të vendit.

Televizioni shtetëror ka raportuar se “grupe terroriste” të armatosura mirë kanë djegur ndërtesat e policisë dhe kanë vrarë disa pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Përdorimi i forcave ajrore është bërë në ditën kur u mbajtën protesta gjithëpopullore kundër regjimit të Presidentit, Bashar al Asad.
XS
SM
MD
LG