Ndërlidhjet

Rosneft me udhëheqës të ri


Kompania më e madhe e naftës, Rosneft, e ka emëruar një udhëheqës të ri të Bordit pasi kohë më parë, zëvendës kryeministri Igor Sechin, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë si pjesë e planit të Presidentit Dmitri Medvedev që të largojë zyrtarët e lartë nga ndërmarrjet shtetërore.

Agjencia ruse e lajmeve, raporton se zëvendës shefi i bordit të Rosneft, Aleksander Nekipelov, është zgjedhur në pozitën kryesore të kompanisë gjatë takimit vjetor të bordit që u mbajt të premtën.

Sechin, i konsideruar si cari i energjisë ruse, ka dhënë dorëheqje në prill pasi Medvedev tha se zyrtarët nuk duhet të shërbejnë në bordet e kompanive shtetërore, lëvizje kjo që është parë si përpjekje për përmirësimin e klimës së investimeve.
XS
SM
MD
LG