Ndërlidhjet

Protestë paqësore në Bahrein


Më shumë se 10 mijë persona janë mbledhur sot në demonstratën e parë publike në Bahrein, disa muaj pasi forcat qeveritare i shtypen protestat që kërkonin liri më të mëdha politike.

Asoshiejtëd Pres raporton se forcat e sigurisë nuk kanë ndërhyrë në rajonin kryesisht shiit në veri perëndim të kryeqytetit, Manama.

Nuk ka pasur raporte për përleshje. Liderët sunit të Bahrenit e kanë lejuar protestën, që ndodhi dy javë pas heqjes nga fuqia e ligjit të emergjencës.

Gjatë trazirave në këtë shtet, të nisura në muajin shkurt, janë vrarë së paku 31 persona.
XS
SM
MD
LG