Ndërlidhjet

logo-print

Sulmi vetëvrasës i merr jetën një koloneli policor afgan


Një sulmues vetëvrasës e ka vrarë komandantin e një krahine afgane, më saktë kolonelin Zaher.

Policia ka njoftuar se sulmi në njësinë e policisë ka vrarë së paku edhe dy persona të tjerë dhe ka lënduar më shumë se 23 persona, kryesisht civilë.

Zëvendësi i shefit të policisë në rajonin ku ka ndodhur sulmi, Jakub Mandozai, ka thënë se sulmuesi vetvrasës ka qenë duke pritur në dalje të bazës kur e ka hedhur vetën në erë derisa vetura, me të cilën udhëtonte komandanti i policisë, ka dalë jashtë kampit.
XS
SM
MD
LG