Ndërlidhjet

Sistemi kompjuterik i FMN-së, cak i sulmit kibernetik


Fondi Monetar Ndërkombëtar ka lajmëruar se është duke e hetuar një sulm kibernetik në sistemin e kompjuterave të tij. Një nga zëdhënësat e FMN-së, ka thënë se “fondi është tërësisht funksional”.

Televizioni, Blumberg Njuz, ka raportuar se sistemi kompjuterik i FMN-së është sulmuar nga hakerët që “besohet se janë të lidhur me qeveri të huaja, sulm ky që rezulton me humbjen e e-mailave dhe dokumenteve të tjera”.

Ndërkaq, Nju Jork Tajms ka raportuar se FMN është goditur gjatë muajve të fundit nga ajo që ekspertët e kompjuterëve e përshkruajnë si një sulm i madh dhe i sofistikuar.
XS
SM
MD
LG