Ndërlidhjet

Mekejn: Mali e Zi, shembull i mirë i bashkëpunimit rajonal


Senatori amerikan, Xhon Mekejn, mbrëmë e ka vlerësuar Malin e Zi si “shembull të mirë” të ecjes para drejt integrimit euro-atlantik dhe bashkëpunimit rajonal.

Qeveria e Malit të Zi ka lajmëruar se Mekejn, zëvendës i presidentit të Komitetit të senatit amerikan për çështje të forcave të armatosura, ka qëndruar në këtë shtet, ku ka biseduar me kryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes, Igor Lukshiqin dhe Boro Vuqiniq.

Kjo është vizita e dytë e Mekejnit në Mal të Zi, pasi vizita e tij e parë ka ndodhur në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG