Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi uron kosovarët për Ditën e Çlirimit


Dita e çlirimit të Kosovës e cila po shënohet sot më 12 qershor, sipas Kryeministri të Kosovës, “kujtohet me simbolin e rezistencës së gjithë qytetarëve kosovarë, babain e pavarësisë së Kosovës, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familja e tij historike”.

Kjo deklaratë e Kryeministrit Thaçi është pjesë e një deklarate të dërguar mediave sot nga zyra e Kryeministrit të Kosovës.

“12 Qershori, Dita e Paqes, shënon Ditën e Çlirimit të Kosovës, ditë për të cilën çdo qytetar i vendit tonë ka kontribuar dhe sakrifikuar”, thuhet më tej në këtë komunikatë.

Thaçi ka kujtuar edhe eprorët dhe ushtarët e NATO-s “të cilët në momentet më të vështira dhe më vendimtare u vunë në mbrojtje të vlerave të qytetërimit në Kosovë”.

Kryeministri Thaçi, përmes komunikatës së dërguar mediave për Ditën e Çlirimit, ka folur edhe për Autostradën Vërmicë Merdarë, dhe përgatitjet përfundimtare për fillimin e autostradës tjetër, asaj Prishtinë – Shkup.

"Sot, në këtë ditë të rëndësishme për atdheun tonë, i garantoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë se do të fuqizojmë edhe më tej përkushtimin tonë institucional për plotësimin e të gjitha kritereve dhe standardeve për integrim në institucionet euro-atlantike. Agjendë kryesore e Qeverisë së Republikës së Kosovës është agjenda evropiane”, thuhet në fund të komunikatës së zyrës së kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG