Ndërlidhjet

Vdes një gazetar i burgosur iranian, pas grevës 10 ditore


Faqe të internetit të opozitës iraniane njoftojnë se sot ka vdekur një gazetar prominent dhe aktivist i të drejtave të njeriut, Reza Hoda Saber, që ishte burgosur pak pas trazirave që u shkaktuan nga zgjedhjet para dy vjetësh.

Vdekja e gazetarit thuhet të jetë si shkak i sulmit në zemër pas një greve 10 ditore.

Zgjedhjet e kontestuara presidenciale iraniane të mbajtura më 12 qershor 2009, shkaktuan demonstrata të mëdha kundër qeverisë islamike të vendit dhe rezultoj me shtypjen e ashpër të tyre dhe aktivistëve të opozitës.

Greva e urisë së Saberit, ishte nxitur nga vdekja e papritur e aktivistes pro demokracisë, Haleh Sahabi, e cila gjithashtu vdiç nga sulmi në zemër kur asaj iu lejua pjesëmarrja në funeralin e të atit, një figurë e njohur e opozitës iraniane.

Saber ishte 50 vjeçar. Ai ishte burgosur edhe më parë, para arrestimit të fundit në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG