Ndërlidhjet

logo-print

Lamers: Mali i Zi i plotëson kushtet për anëtarësim në NATO


Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Karl Lamers, ka vlerësuar sot në Podgoricë se Mali i Zi, është partner i rendesishem i kesaj aleance ushtarake dhe se i plotëson “të gjitha kushtet” që të bëhet pjesëtari i saj i 29-të.

Lamers është takuar me Kryeministrin malazez, Igor Lukshiqin, i cili ka thënë se vendi i tij eshtë i vendosur qeë t’i bashkohet NATO-së dhe BE-së, por qëllimi primar i saj nuk është thjeshtë vetëm anetarësimi.

Lukshiq dhe Lamers e kanë vlerësuar pozitivisht edhe bashkëpunimin që e ka ushtria e Malit te Zi me misionin paqeruajtës në Afganistan.
XS
SM
MD
LG