Ndërlidhjet

Përfunduan zgjedhjet në Turqi


Zgjedhjet parlamentare kanë përfunduar në Turqi. Zgjedhjet pritet t’i japin partisë së kryeministrit, Rexhep Taip Erdogan, mandatin e tretë në pushtet.

Erdogan, duke folur para gazetarëve në Stamboll pas hedhjes së votës së tij, ka premtuar se do e respektoj rezultatin e zgjedhjeve.

“Ne e kemi perfunduar një fushatë hektike por të gëzueshme dje. Ne kemi folur gjatë kësaj fushate, mirëpo tani i takon popullit të thotë mendimin e tij”, tha Erdogan sot pas hedhjes së votës së tij në Stamboll.

Kandidatët e 15 partive politike dhe 200 kandidatë të pavarur po garonin për një vend në parlamentin me 550 ulëse të Turqisë.

Partia turke për Drejtësi dhe Zhvillim, po shpreson që të fitojë 330 vende.

Nga popullata prej 73 milionë banorëve, mbi 50 milionë banorë të Turqisë, e kanë pasur të drejtën që të votojnë në 200 mijë qendrat e votimit që tashmë janë zyrtarisht të mbyllura.
XS
SM
MD
LG