Ndërlidhjet

Qindra kinezë helmohen me plumb, përfshi edhe shumë fëmijë


Më shumë 600 persona, prej të cilëve 103 fëmijë janë helmuar me plumbë në Kinë, ka lajmëruar sot agjencia qeveritare kineze, Ksinhua.

Duke cituar burime shëndetësore, të helmuarit janë punëtorë të 25 fabrikave të vogla për prodhimin e letrave mbështjellëse metalike në një qytezë në pjesën jugore të krahinës së Xhejangut.

Ksinhua, njofton se 26 të rritur dhe 103 fëmijë tregojnë shenja të rënda të helmimit, derisa 494 persona të tjerë tregojnë nivel më të ulët të helmimit.

Niveli i lartë i plumbit në gjakun e njeriut mund të shkaktojë probleme në sistemin tretës, nervor dhe atë reproduktiv ndërsa simpotomat janë dhimbjet e barkut, pagjakësi dhe shtrëngime.
XS
SM
MD
LG