Ndërlidhjet

Vriten 32 talibanë afganë


Ushtria afgane ka njoftuar sot se 32 talibanë janë vrarë ndëtsa 25 të tjerë janë lënduar gjatë 24 orëve të fundit, në një operacion që është zhvilluar në krahinën perëndimore të Afganistanit, Badgis.

Komandanti i ushtrisë, Gjenerali Shahzada, gjithashtu ka thënë se “katër ushtarë afganë janë vrarë dhe tre të tjerë janë lënduar gjatë operacionit që prej natës së kaluar”.

Momentalisht në Afganistan janë të vendosur rreth 130 mijë ushtarë ndërkombëtarë që e luftojnë kryengritjen e talibanëve.

Një tërheqje e limituar e trupave të huaja pritet të filloj në korrik, si pjesë e planit tranzicional të kalimit të përgjegjësive në duar të forcave afgane, proces ky që pritet të përfundoj në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG