Ndërlidhjet

Erdogan premton konsensus politik


Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ka premtuar të punojë me rivalët e tij politikë pasi që partia e tij fitoi mandatin e tretë radhazi në zgjedhjet e së dielës.

Pas numërimit të pothuaj të gjitha votave, konservativët e Drejtësisë e Zhvillimit, apo partia AK, doli se ka fituar 50 për qind të votave.

Por, partia nuk ka mundur të fitojë dy të tretat e shumicës në parlament, për të pasur mundësi që ta ndryshojë vetë kushtetutën.

AKP dëshiron që ta hartojë një kushtetutë të re, për ta zëvendësuar atë aktuale, e cila u hartua nga ushtria në vitin 1982.

Duke iu drejtuar mbështetësve të tij të dielën në mbrëmje, Erdogan premtoi se do të punojë me partitë dhe grupet tjera në hartimin e kushtetutës së re.

Televizitoni shtetëror turk TRT, njoftoi se grupi kryesor opozitar, Partia Republikane e Popullit ka fituar 26 për qind të votave.
XS
SM
MD
LG