Ndërlidhjet

Fillon seanca për rastin Kleçka


Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë pritet të fillojë seanca e parë dëgjimore për “rastin Kleçka”.

Për rastin “Klecka” EULEX-i ka lëshuar fletarreste kundër 9 personave përfshirë këtu edhe deputetin Fatmir Limaj.

Ndonëse në seancën e parë, deputeti Limaj nuk është paraqitur, emri i tij tashmë figuron në faqen zyrtare të EULEX-it në rubrikën e gjykimeve.

“Limaj dhe të tjerët” quhet seanca në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e prokurorit special Maorizio Salustro, për vazhdimin e paraburgimit të disa ish-bashkëluftëtarëve të deputetit Limaj të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime kundër të burgosurve bë vitin 1999 në fshatin Kleçkë të komunës së Malishevës.

Pavarësisht që emri i tij është në faqen zyrtare të EULEX-it si një nga të akuzuarit për këtë rast, Limaj nuk është në arrest ngase atë e mbron imuniteti i deputeti.

Prej 8 të dyshuarave të tjerë, 3 janë në arrest shtëpiak, ndërkaq 5 janë në paraburgim.
XS
SM
MD
LG