Ndërlidhjet

Sarajevë: Konferencë për kthimin e rajonit në fokus të SHBA-së


Në Sarajevë ka filluar konferenca mbi Ballkanin Perëndimor, në të cilën marrin pjesë një numër i përfaqësuesve të SHBA-së, të disa vendeve evropiane dhe të rajonit.

Qëllimi i konferencës është kthimi i Bosnje Hercegovinës dhe i rajonit në fokus të interesimit të SHBA-së.

Të gjitha çështjet e rëndësishme, si dialogu Kosovë-Serbi, e ardhmja e Bosnjes, e deri te rruga e Kroacisë në BE, Uashington do të shqyrtojë së bashku me Brukselin.

Në të vërtetë kjo do të jetë tema kryesore e konferencës, të cilën e organizon Qendra për Marrëdhënie Trans-Atalntike me seli në Uashington si dhe Fondacioni amerikano-boshnjak.

Në këtë konferencë merr pjesë edhe ndihmësi i sekretares amerikane të shtetit, Filip Gordon.
XS
SM
MD
LG