Ndërlidhjet

Italianët votojnë në referendumin, që shihet si test për Berluskonin


Italianët votojnë sot në ditën e dytë dhe të fundit të referendumit, që shihet si test për kryeministrin Silvio Berluskoni.

Nga katër pyetjet për të cilat duhet vendosur në referendum, kryesorja është nëse duhet përgjithmonë të braktiset prodhimi i energjisë bërthamore.

Një tjetër çështje është nëse duhet të hiqet ligji që i lejon Berluskonit-i cili aktualisht po përballet me akuzat në katër procese gjyqësore- të qëndrojë larg gjykatave, për shkak të detyrave zyrtare.

Pjesëmarrja të dielën ishte 41 për qind.

Për të qenë i plotfuqishëm referendumi, duhet të votojnë mbi 50 për qind e qytetarëve.
XS
SM
MD
LG