Ndërlidhjet

Gjykata s'merr vendim në "rastin Kleçka"


Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë është mbajtur sot seanca e parë dëgjimore për “rastin Kleçka”.

Me kërkesën e prokurorit special Maorizio Salustro, sot janë dëgjuar deklaratat për vazhdimin e paraburgimit të disa ish-bashkëluftëtarëve të deputetit Limaj të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime kundër të burgosurve në vitin 1999 në fshatin Kleçkë të komunës së Malishevës.

Mirëpo avokatët mbrojtës të të akuzuarve i kanë konsideruar si jo serioze deklaratat e prokurorit.

Avokati Bajram Tmava, i cili mbron të akuzuarin Naser Shalën bëri të ditur se brenda dy ditësh pritet të vendoset për masat e reja sa i takon paraburgimit.

Për rastin “Klecka” EULEX-i ka lëshuar fletarreste kundër 9 personave përfshirë këtu edhe deputetin Fatmir Limaj.

Ndonëse në seancën e parë, deputeti Limaj nuk është paraqitur, emri i tij tashmë figuron në faqen zyrtare të EULEX-it në rubrikën e gjykimeve.

Por, Limaj nuk është në arrest ngase atë e mbron imuniteti i deputeti.

Prej 8 të dyshuarave të tjerë, 3 janë në arrest shtëpiak, ndërkaq 5 janë në paraburgim.
XS
SM
MD
LG