Ndërlidhjet

Seanca për rastin “Kleçka” vazhdon të mërkurën


Gjykata e Qarkut në Prishtinë

Gjykata e Qarkut në Prishtinë

Ka përfunduar seanca dëgjimore në Gjykatën e Qarkut për tetë ish-luftëtarët e UÇK-së, të arrestuar nga EULEX-i për rastin “Kleçka”. Prokuroria ka kërkuar vazhdimin edhe për një muaj të paraburgimit, ndërsa Gjykata pritet të vendosë të mërkurën. Të ndaluarit akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime kundër të burgosurve në vitin 1999 në fshatin Kleçkë.


Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka përfunduar pa ndonjë rezultat seanca dëgjimore për tetë ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të arrestuar nga EULEX-i për rastin “Kleçka”.

Prokuroria ka kërkuar vazhdimin edhe për një muaj të paraburgimit, ndërsa Gjykata pritet të vendosë pas dy ditësh.

Avokatët mbrojtës të të arrestuarve i kanë konsideruar si të padrejta kërkesat për vazhdimin e mëtejmë të paraburgimit.

Avokati Bajram Tmava, i cili mbron të akuzuarin Naser Shala, ka bërë të ditur se brenda dy ditësh pritet të vendoset për masat e reja sa i takon paraburgimit.
Avokatët mbrojtës dhe të dyshuarit kanë paraqitur opinionet e tyre lidhur me bazueshmërinë e kërkesës së prokurorit dhe pritet vendimi në afat prej dy ditësh.


Avokatët mbrojtës dhe të dyshuarit kanë paraqitur opinionet e tyre lidhur me bazueshmërinë e kërkesës së prokurorit dhe pritet vendimi në afat prej dy ditësh. Mund t’ju them se kjo kërkesë në raport me aktet tjera të Prokurorisë Speciale të Kosovës, në mënyrë substanciale ka mangësi”, ka thënë Tamava.

Avokati Tmava, po ashtu, ka përmendur disa nga mangësitë që i ka vërejtur gjatë seancës së mbajtur të hënën.

“Ka mangësi edhe sa i përket bazave ligjore, në të cilat thirret për vazhdimin e paraburgimit. Gjithashtu, ka mangësi edhe sa i përket provave, të cilat janë ofruar për ta bindur gjykatën se propozimi është i arsyeshëm”, ka theksuar Tmava.

Duke kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë, avokati tjetër Mahmut Halimi, i cili mbron të akuzuarin Nexhmi Krasniqi, ka kritikuar gjithë procesin.

Siç ka thënë Halimi, procesi ka parregullsi të mëdha. Ai, madje, ka theksuar se kërkesa nga Prokuroria Speciale e Kosovës për vazhdim të paraburgimit, është krejtësisht e pabazuar në fakte.

“Mund të them lirisht se në praktikën time si avokat, qe mbi 25 vjet, kërkesë më joserioze asnëjherë nuk kam parë, e as lexuar. Kjo për arsye se prokurori publik në kërkesën e vet nuk paraqet asnjë arsye, asnjë bazë dhe asnjë justifikim të vetëm për bazat juridike, për të cilat kërkohet caktimi dhe vazhdimi i paraburgimit”, është shprehur Halimi.

Seanca e së hënës është mbajtur ndaj 8 të akuzuarve për krime lufte ndaj popullatës civile dhe krimeve të luftës ndaj të burgosurve, të cilat pretendohen se janë kryer gjatë vitit 1999 në fshatin Kleçkë të komunës së Malishevës.


Ata qenë arrestuar në fillim të muajit mars të këtij viti. Pesë nga të arrestuarit janë në paraburgim, ndërsa 2 në arrest shtëpiak dhe një i obliguar për paraqitje në stacion policor.

Në këtë proces është i përfshirë edhe i akuzuari i nëntë, Arben Krasniqi, mirëpo atij ende nuk i ka përfunduar paraburgimi, meqë ishte arrestuar disa ditë më vonë.

Në faqen zyrtare të EULEX-it si një nga të kërkuarit për këtë rast, përmendet edhe deputeti Fatmir Limaj, por ky i fundit nuk është nën arrest, ngase atë e mbron imuniteti prej deputeti.
  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

XS
SM
MD
LG