Ndërlidhjet

Hoxhaj: Pajtimi në Ballkan-i domosdoshëm


Pajtimi është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm në Ballkan. Pajtimi i duhet Ballkanit sot dhe në të ardhmen, por shtetet e Ballkanit nuk duhet të bëhen pjesë e pajtimit, duke mohuar të kaluarën, ka thënë gjatë fjalimit të tij në në konferencën treditëshe në Sarajevë me temën “Ballkani Perëndimor: Përparim, Stagnim apo Regres”, ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ministria e jashtme bëri të ditur se në konferencën e organizuar nga Qendra për Marrëdhënie Transatlantike të Universitetit Hopkins dhe Fondacionit Amerikë-Bosnjë, Hoxhaj ka theksuar se pajtimi nuk mund të jetë i plotë, nëse është vetëm i imponuar nga jashtë.

“Ne fakt, për një pajtim përveçse duhet parë qartazi të ardhmen, kjo nuk nënkupton ta bëjmë këtë duke e zbehur të kaluarën. E kaluara që ka qenë e hidhur, për të gjithë ne duhet të jetë një hapësirë mësimi dhe jo manipulimi”, citohet të ketë thënë Hoxhaj.

Në konferencë thuhet se po marrin pjesë edhe ndihmësi i sekretares amerikane të shtetit, Filip Gordon, ministri i punëve të jashtme i Bosnjës, Sven Alkalaj, kryeministri i Malit të Zi, Igor Likshiq dhe diplomatë të tjerë.
XS
SM
MD
LG