Ndërlidhjet

Feith: Pavarësia e Bankës Qendrore-qenësore për investime


Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, e ka vlerësuar “qenësore për reputacionin e Kosovës para investitorëve të mundshëm dhe më gjerë para bashkësisë ndërkombëtare” pavarësinë e Bankës Qendrore të Kosovës, bëri të ditur Zyra Civile Ndërkombëtare.

“Prioritet i ICO-së është një Bankë Qendrore e Kosovës dhe Bord i pavarur, që funksionon mirë dhe që punon në përputhje me ligjin. Kjo është qenësore për kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës. Interesat e Kosovës shtrihen në integritetin e Bankës Qendrore, parim ky që duhet mbrojtur fuqishëm”, citohet të ketë thënë Feith pas takimit me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërgurin.

Mbështetjen për emërimin e këtij të fundit në postin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Feith e kishte dhënë muajin e kaluar pas votimit në legjislativin e vendit.
XS
SM
MD
LG