Ndërlidhjet

FSK nis trajnimin e rekrutëve të rinj


Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës bëri të ditur se ka filluar faza e parë e trajnimeve për 150 pjesëtarë të rinj të FSK-së.

Trajnimet e grupit të parë të rekrutëve të rinj, të cilët hyjnë në radhën e 251 rekrutëve të pranuar nga gjithsejtë 4200 aplikantët, thuhet se do të zgjasin nëntë javë.

Njoftohet se pas vendosjes së rekrutëve në Qendrën Stërvitore Bazike dhe ndarjes së uniformave, kanë filluar edhe testimet fizike nga instruktorët e kësaj qendre.

Në kuadër të zhvillimit të programit trajnues, në muajin shtator, pritet të fillojnë trajnimet edhe për grupin e dytë të rekrutëve.
XS
SM
MD
LG