Ndërlidhjet

Thaçi i dërgon letër urimi Erdoganit


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të Turqisë, njoftoi zyra për informim e qeverisë së Kosovës.

Në letrën dërguar Erdoganit, kryeministri Thaçi rithekson angazhimin e ekzekutivit kosovar për forcimin e marrëdhënieve me qeverinë e drejtuar nga kryeministri turk.

“Republika e Kosovës është dhe do të vazhdojë të jetë mirënjohëse për mbështetjen e gjithanshme që Republika e Turiqsë i ka dhënë Kosovës në momentet më vendimtare”, thuhet në letër.
XS
SM
MD
LG