Ndërlidhjet

Gjermanët festojnë fitoren e Novickit


Qindra adhurues të Dirk Novickit janë mbledhur në vendlindjen e tij në Vyrcburg për të festuar titullin e tij të parë në NBA.

Adhuruesit të cilët përcollën ndeshjen basketbollistike në mes të Delles Meveriks dhe Majemi Heat u shoqëruan nga i ati i Novickit, Joerg.

Ai tha se “është një gjë me të vërtetë e veçantë për Novickin, sepse më në fund njihet edhe në Amerikë si një sportist i madh”.

Trajneri i ekipit nacional të Gjermanisë në basketboll, Dirk Bauerman, tha se suksesi i Novickit “kurorëzon një udhëtim të gjatë”.

Ndërsa, trajneri i kombëtares gjermane në futboll, Joahim Lëv uroi Novickin gjithashtu për “një arritje të dukshme për të cilën ka respekt”.
XS
SM
MD
LG