Ndërlidhjet

De Marnjak diskuton punën e misionit me OJQ-të


Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, Ksavje De Marnjak, ka diskutuar me përfaqësues të shoqërisë civile në vend rezultatet e EULEX-it në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, aktivitetet e EULEX-it në pjesën veriore të Kosovës, mandatin ekzekutiv dhe qasjen e misionit për monitorim, mentorim dhe këshillim, bëri të ditur zyra për informim e EULEX-it.

Në radhët e organizatave joqeveritare përfaqësuesit e të cilave morën pjesë në takim, thuhet se ishin Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lëvizja FOL, Instituti për Studime të Avancuara (GAP), dhe Ndërtimi i Komuniteteve- Mitrovicë.
XS
SM
MD
LG