Ndërlidhjet

logo-print

Bullgaria arrin marrëveshje për reaktorët bërthamorë


Bullgaria ka arritur një marrëveshje me kompaninë amerikane Vestinghauz Elektrik për projektet e ardhshme bërthamore, njoftoi AP.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Vestinghauz do të bashkëpunojë në modernizimin e dy reaktorëve një mijë megavatesh të fabrikës së vetme bërthamore në Kozlodui.

Reaktorëve të ndërtuar në Rusi u skadon afati në vitin 2017 dhe 2019.

Dokumenti gjithashtu parasheh përdorimin, ruajtjen dhe riciklimin e lëndëve djegëse dhe objekteve të reja bërthamore në Bullgari.

Bullgaria ka themeluar programin e saj bërthamor para 35 vitesh. Energjia bërthamore i shërben tashmë një të tretës së popullit bullgar.
XS
SM
MD
LG