Ndërlidhjet

Klinton i kërkon Unionit Afrikan ta mbështes përzënien e Gadafit


Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, u bëri thirrje shteteve afrikane të heqin dorë nga lideri i Libisë, Moamer Gadafi, dhe të punojnë në forcimin e demokracisë, njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

“Derisa zotëri Gadafi mbetet në Libi, populli i Libisë do të jetë në rrezik. Gadafi duhet ta lëshojë pushtetin. U bëjë thirrje të gjitha shteteve afrikane të kërkojnë një armëpushim të vërtetë dhe të kërkojë largimin e Gadafit”, tha Klinton gjatë një fjalimi drejtuar Unionit Afrikan në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Ababa.

Vizita e Klintonit në Afrikë nisi të premten dhe parashikohej të përfundonte të martën. Përfundimi i vizitës u shty për shkak të shpërthimit të vullkanit Dubi në Eritre, nga i cili hiri vullkanik u shpërnda mbi Afrikën Lindore dhe rajonet e gadishujve arabik.

Në fjalimin e parë të një sekretareje amerikane të shtetit drejtuar Unionit Afrikan, Klinton i kërkoi bllokut 53 anëtarësh të mbështesin tranzicionin demokratik në Libi.

Edhe pse Gadafi ishte ndihmues në themelimin dhe financimin e Unionit Afrikan, i cili u themelua në vitin 2002, shtetet afrikane kanë për detyrë ta mbështesin përzënien e tij nga fuqia, tha Klinton.

Gjatë vizitës, Klinon foli edhe për procesin e paqes në Sudan dhe luftën civile në Somali.
XS
SM
MD
LG