Ndërlidhjet

Ish-presidenti i Tunizisë gjykohet në mungesë



Ish-presidenti tunizian, Zine al-Abidine Ben Ali, i cili iku në Arabinë Saudite pas përmbysjes së pushtetit të tij në janar, do të gjykohet në mungesë duke filluar nga java e ardhme më 20 qershor.

Kryeministri i përkohshëm i Tunizisë, Bexhi Said Sebsi, tha në një intervistë për televizionin Al Jazeera se Ben Ali do të gjykohet në një gjykatë ushtarake dhe civile.

Autoritetet tuniziane kanë përgatitur një varg rastesh kundër Ben Aliut, përfshirë ato që kanë të bëjnë me konspiracionin kundër shtetit, vrasje të njerëzve dhe trafikim me drogë.

Sipas raporteve, autoritetet e Arabisë Saudite nuk i janë përgjigjur kërkesave të Tunizisë për t’ua dorëzuar ish-diktatorin dhe bashkëshorten e tij.

Ben Ali iku për në Arabinë Saudite pas përmbysjes së pushtetit të tij nga protestat e 14 janarit të cilat i dhanë fund pushtetit që ai ushtroi për 23 vite me radhë.
XS
SM
MD
LG