Ndërlidhjet

SHBA: Mishelle Bachman – kandidate e parë për presidente


Ligjvënësja republikane amerikane, Michelle Bachmann, është femra e parë që e ka paraqitur pjesëmarrjen në garën për president të Shteteve të Bashkuara.

Këtë paraqitje ajo e bëri gjatë debatit të parë të kandidatëve republikanë, që u mbajt mbrëmë vonë në New Hampshire.

Me këtë rast zonja Bachmann tha:

“Sot i plotësova letrat për të synuar zyrën e presidencës së Shteteve të Bashkuara. Pra unë shumë shpejtë do ta bëjë edhe shpalljen formale”, tha Michelle Bachmann.

Thuhet se ajo ka lidhje me lëvizjen ultra-konservatore, Tea Party.

Republikanja Bachmann ka zgjuar interesim te mbështetësit me dënimet e shpeshta të politikave të presidentit Barak Obama.
XS
SM
MD
LG