Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Qeveria e Libanit do të vlerësohet sipas veprimeve


Shtetet e Bashkuara thonë se ndaj qeverisë së re të Libanit do të marrin qëndimin “për të pritur e për të parë”.

Pas pesë muajve të negociatave, kryeministri i ri i Libanit, Naxhib Mikati, mbrëmë e ka shpallur qeverinë e re 30 anëtarëshe, në të cilën grupi militant Hezbollah dhe aleatët e tij, e kanë shumicën.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Hezbollahun, që mbështetet nga Irani dhe Siria, grup terrorist.

Zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Mark Toner, tha mbrëmë se Shtetet e Bashkuara do ta vlerësojnë qeverinë e re nga aksionet e saja dhe ka kërkuar nga ajo, që ta mbështes tribunalin e OKB-së, që po zhvillon hetime për vrasjen e ish kryeministrit, Rafik Hariri, në sulmin me bombë në vitin 2005, për të cilin, në masë të madhe, ishte fajësuar Siria.
XS
SM
MD
LG