Ndërlidhjet

Rusi: U vra një Imam në Republikën e Dagestanit


Imami i një xhamie në Republikën e Dagestanit në Kaukuazin Verior të Rusisë, është vrarë sot.

Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se trupi i pajetë i Imamit, Ashurulav Kurbanov, ishte gjetur afër Xhamisë në fshatin Mikheyevka, në rajonin verior, Kizlyar.

Liderët kryesorë myslimanë shpeshherë janë caqe të militantëve në Dagestan, që është qendra e kryengritjes islamike në Kaukazin Verior rus, që po zgjatë, një dekadë, pasi forcat federale i detyruan separatistët të tërhiqen në Çeçeninë fqinje.

Më herët këtë muaj, ishte vrarë shefi i një instituti islamik teologjik në Mahachkala të Dagestanit.
XS
SM
MD
LG