Ndërlidhjet

Shqipëri: Tirana ende pa fitues të zgjedhjeve


Kolegji ka vendosur, pas mesnatës së kaluar, mbi ankesën e Partise Socialiste, lidhur me rezultatin e Tiranës, që shpall fitues Lulzim Bashën.

Vendimi urdhëron Komisionin Qendror te Zgjedhjeve të hapë të gjitha kutitë e fletëvotimeve për kryetarin e Bashkise se Tiranës, per rinumërim të votave të kontestuara.

Në pritje të zbardhjes se vendimit të kolegjit, i cili sipas ligjit duhet brenda tri ditësh të japë arsyetimin ligjor ku bazoi dhe vendimarrjen, mbetet ende për tu sqaruar nëse rinumërimit do t’i nënshtrohen vetëm votat e hedhura në kutitë e gabuar, për të cilat KQZ perdori termin si vota të panumëruara, apo të gjitha votat e konstetuara.

Gjithesesi pritet që në proces e rinumërimi të perfshihen mbi 80% e qendrave të votimit në Tiranë, nga gjithesej 485.
XS
SM
MD
LG