Ndërlidhjet

SHBA: Hakerët kanë depërtuar në sistemin e Senatit


Zyrtarët kanë konfirmuar se faqja e Senatit të Shteteve të Bashkuara në Internet, është sulmuar nga hakerët.

Një person përgjegjës për sigurinë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, tha se ka pasur ndërhyrje në serverin e uebsajtit senate.gov, por nuk janë marrë informacione të ndjeshme nga hakerët.

Grupi i hakerëve që veten e quan “Lulz Security”, tha se ka depërtuar në rrjetin kompjuteritk të Senatit amerikan.

Ky grup e kishte marrë përgjegjësinë për një varg sulmesh kibernetike, përfshirë operacionet online në organizatën Sony dhe në Sistemin e Transmetimit Publik në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG