Ndërlidhjet

NATO: Vazhdimi i operacioni në Libi nuk është i rrezikuar


Komandanti i lartë i NATO-s, Stefan Abriel, deklaroi sot në Beograd, se vazhdimi i ndërhyrjes së NATO-s në Libi, në vëllimin e tashëm, nuk është nën pikëpyetje, por vazhdimi eventual i misionit do të varet nga vendimi politik.

Këto komente ai i bëri në një konferencë për gazetarë në Beograd, pas fillimit të Konferencës stretegjike të NATO-s dhe vendeve partnere në Beograd.

Zoti Abriel tha se kriza financiare është problem me të cilin po ballafaqohen të gjitha shtetet, por aleanca është e vendosur që me mjetet që i ka në disponim, ta vazhdoj aksionin në Libi.

“Nëse operacioni zgjatë, natyrisht që do të shtrohet pyetja e mjeteve”, tha gjenerali francez, Stefan Abriel, dhe shtoi se në këtë moment operacioni në Libi nuk është i rrezikuar.
XS
SM
MD
LG